Ka ndodhur

Vidhet katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, merren lekët nga arkat e besimtarëve

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e të enjtes. Policia njofton se dy persona janë futur gjatë natës në ambientet e brendshme të kishës, duke marrë paratë nga dy arka ku besimtarët hedhin lekë.

Dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë