Ka ndodhur

Vidhet gjatë natës një argjendari në mes të Tiranës

Gazeta Si - Një argjendari është vjedhur gjatë natës në qendër të Tiranës në "rrugën e Dibrës", ku sipas burimeve autorët ka marrë sende me vlerë, të cilat kapin shumën deri në 10 milionë lekë.

Policia në njoftimin e saj thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Sipas burimeve, mësohet se ka qenë një autor i vetëm, cili ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

Agjentët e Komisariatit nr. 4 po punojnë për identifikimin e tij, janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.

"Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes", - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë