Ka ndodhur

Vidhet dyqani i telefonave dhe pajisjeve elektronike në Vlorë

Gazeta Si - Një dyqan me pajisje elektronike është vjedhur gjatë natës në Vlorë në bulevardin qendror pranë shkollës profesionale Industriale. Bëhet fjalë për një dyqan që tregton pajisje elektronike si kompjutera dhe telefonë celular.

Autori ose autorët e mundshëm kanë hapur derën e xhamit për t'u futur në brendësi dhe dyshohet se kanë qënë të maskuar, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie.

Policia e Vlorës ka shkuar prej mëngjesit në vendin e ngjarjes, teksa po kryejnë ekspertizën për të marr provat përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë