Ka ndodhur

Vidhet arka e xhamisë në një fshat të Maliqit

Gazeta Si - Një xhami në fshatin Podgorie të Maliqit është grabitur nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e të dielës.

Mësohet se grabitësit kanë marrë një sasi të vogël parash, duke hapur arkën e xhamisë.

Policia  është në kërkim të autorit/ëve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë