Gazeta Si – Autorët e vjedhjes së kasafortës në një biznes në Sauk, janë vënë në pranga. Vjedhja ka ndodhur më 1 mars, ndërsa kasaforta u gjet në lumin Shkumbin, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Të arrestuarit janë Bashkim Sollaku 53 vjeç, Endri Kolaci 37 vjeç dhe Albert Çela 40 vjeç, të tre banues në Elbasan. Gjithashtu, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. Gj., 27 vjeç.
Kasaforta e vjedhur përmbante 4 mijë euro 100 mijë lekë dhe pasi i kanë marrë këto para, e kanë hedhur në lumin Shkumbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.