Euro 2020

Video/ Ukraina tremb Holandën, Dumfris u dhuron “tulipanëve” suksesin e parë

Euro 2020 ka nisur me fitore për Holandën, që në Amsterdam ka mundur 3-2 Ukrainën e Shevçenkos. Deri tani është ndeshja me më shumë gola e Europianit, me 5 të tillë dhe të gjithë të shënuar në pjesën e dytë.

Pak pas nisjes së kësaj pjese, në të 52-ën, Uijnaldum kaloi “tulipanët” në avantazh, pas 7 minutash dyfishoi Beghorst dhe duk sikur fitorja e Holandës u hipotekua, por brenda 4 minutash Ukraina barazoi shifrat në 2-2. Jarmolenko shkurtoi diferencën me një gol shumë të bukur, pastaj ishte Jaremçuk që shënoi golin e dytë për miqtë.

Kur kishin mbetur edhe 5 minuta lojë, Dumfris kurorëzoi lojën e Holandës me golin e fitores. Ishte goli i parë për të me kombëtaren holandeze. Kjo fitore ka shpëtuar nga kritikat edhe trajneri De Boer, i cili këmbëngul në skemën e tij të lojës, që nuk pëlqehet nga tifozët. Për Holandën mungoi De Ligt i dëmtuar.

Holandë-Ukrainë 3-2
Holanda (3-5-2): Stekelenburg, Timber (Veltman), De Vrij, Blind (Ake), Dumfris, De Run, Uijnaldum, F.De Jong, Van Anholt (Uijndal), Depai (Malen), Veghorst (L.De Jong). Trajner: F.De Boer
Ukraina (4-1-4-1): Bushçan, Karavajev, Zabarnij, Matvijenko, Mikolenko, Zinçenko, Jarmolenko, Sidorçuk, Malinvoskij, Zubkov (Marlos, Shaparenko), Jaremçuk. Trajner: A.Shevçenko.
Shënues: Uijnaldum 52’, Veghorst 59’, Jarmolenko 75’, Jaremçuk 79’, Dumfris 85’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë