Dosje

Video / Tonelata kokainë nga Peruja në Europë, edhe dy shqiptarë të tjerë pjesë e grupit të ‘Tajsonit’

Gazeta Si – Organizata e trafikut të drogës që transportonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në Europë, ka qenë e zgjeruar edhe me shqiptarë të tjerë.

Përveç të arrestuarit Klajdi Gjoci, që njihej ndryshe edhe si “Tajsoni”, janë shpallur në kërkim nga autoritetet edhe dy shqiptarë të tjerë.

LEXO EDHE:
- Si u ndoqën në 24 orë, video e përgjimeve të dy bosëve shqiptarë të drogës në Peru: Mafie e fuqishme!
- VIDEO/ Jeta luksoze e ‘Tajsonit’ shqiptar në Peru, trafikantit të kartelit ballkanik që u kap me 2.3 tonë kokainë

Mediat peruane kanë publikuar disa regjistrime dhe video gjatë hetimit, ku Gjoci dhe shtetasi italian i arrestuar me të, Pasquale Bifulco takoheshin me anëtarë e krerë të bandave kriminale lokale, me të cilat bashkëpunonin, ku pjesë e tyre janë dhe dy shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në video janë publikuar dhe foto gjatë takimit të tyre me dy të shpallur të tjerë në kërkim: Robert Suloti dhe Mamo Espitare.

Kadri Gjoci u arrestua më 5 shtator, si pjesë e një grupi kriminal që synonte të transportonte 2.3 ton kokainë të pastër nga Peruja drejt Europës në Gjermani e Itali.

Dy javë më parë agjentët çmontuan rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve të drogës të cilët merreshin me prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike me destinacion Italinë dhe Gjermaninë, ku sekuestrua një sasi prej 2.3 tonësh kokainë.

Përveç biznesmenit italian Pasquale Bifulco 49-vjeç (i lidhur me klanin mafioz “Ngradhetta”) dhe 28-vjeçarit shqiptar Kadri Gjoci, u arrestuan dhe peruanët: Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, dhe 2 armë zjarri të tjera.

Ngarkesat e drogës niseshin nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin "eksporti nga kompania në kompani".

Agjentët, pasi mësuan se organizata kriminale po dërgonte një ngarkesë të konsiderueshme droge drejt Italisë dhe Hamburgut (Gjermani), vendosën të ndërhynin.

Në këtë operacion morën pjesë DEA me Policinë Federale të të Hetimit Kriminal në Gjermani dhe Guardia di Finanza italiane.

Në qershor të këtij viti, dy shqiptarë, Franc Malo dhe Gentjan Meta, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet, “Barbas” dhe “Pelado”, janë shpallur në kërkim nga autoritetet peruane për transportimin e 2.2 tonë kokainë drejt Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë