Ngjarje

(Video) Tërmet… qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës

Frika nga lëkundjet e vazhdueshme apo një tërmet tjetër vazhdon të përndjekë shumë qytetarë, sidomos në Durrës, aty ku në 26 nëntor edhe u shënuan edhe dëmet më të mëdha.
Në një video të siguruar nga Gazeta Si, era duket se ka bërë për “ujë të ftohtë” disa qytetarë në qytetin bregdetar, të cilët menduan se po binte tërmet kur panë mushamatë e lokalit të lëviznin.
Njëri pas tjetrit ata shihen duke dalë të tmerruar nga lokali, por u deshën vetëm pak sekonda për ta kuptuar se nuk bëhej fjalë për lëkundje sizmike, por për erën që tundte mushamanë.
Duke qeshur më njëri-tjetrin qytetarët shihen duke u rikthyer sërish në lokal, të lehtësuar se nuk bëhej fjalë për lëkundje të mëtejshme sizmike.

 

Më Shumë