Euro 2020

Video/ Sterling ndez “Wembley”-n, Anglia thyen pa vështirësi Kroacinë

Në ndeshjen e parë të Grupit D të Euro 2020, Anglia ka mundur me rezultatin 1-0 Kroacinë. Një fitore më e lehtë nga sa mund të ishte menduar ppr anglezët, të cilët gjithsesi nuk dhanë më të mirën në këtë 90-minutësh, ku Kroacia hasi vështirësi si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Një nisje e mbarë në “Wembley”, ku tifozët vendës duhej të prisnin minutën e 57-të për të shpërthyer në festë. Ishte momenti kur Rahim Sterling realizoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një pasimi të bukur vertikal në zonë të Filips. “Tre Luanët” e nisën shumë mirë lojën, ishin asfiksues në minutat e para, goditën shtyllën me Foden dhe më pas Livakoviç reagoi mirë ndaj gjuajtjes së Filips.

Kroatët, falë mesfushorëve cilësorë, Modriç, Brozoviç dhe Kovaçeviç, arritën ta ulnin ritmin e Anglisë, por vetëm kaq. Ata nuk u shfaqën kurrë të rrezikshëm në zonën e Pikford, edhe kur ishin në disavantazh nuk i shtuan sulmet për të shkuar te goli i barazimit. Tani duhet të fitojnë dy ndeshjet e tjera në grup për t’u kualifikuar.

Angli-Kroaci 1-0
Anglia (4-3-3): Pikford, Uollker, Stons, Mings, Tripier, Filips, Rajs, Mount, Foden (Rashford), Kejn (Belingham), Sterling (Kalvert-Leuin). Trajner: Southgejt
Kroacia (4-3-3): Livakoviç, Vrsaljko, Caleta-Car, Vida, Gvardiol, Modriç, Brozoviç (Vlasiç), Kovaçiç (Pasaliç), Kramariç (Brekalo), Rebiç (Petkoviç), Perisiç. Trajner: Daliç
Shënues: Sterling 57’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë