Pasi protesta e sotme e opozitës përshkallëzoi në akte dhune, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e protestuesve.
Forca të shumta kanë rrethuar sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapi, i cili është qëlluar nga policët, që e kanë marrë me forcë.
Ai ka tentuar të largohet me vrap, por një grup policësh e kanë rrethuar dhe e qëlluar me shkopa gome. Dollapi duket se ka marrë lëndime.
Ndërkohë që edhe protestues të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.
Ndërkohë që edhe protestues të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.
Kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi nga selia e PD-së dhunën e ushtruar nga policia ndaj Sekretarit Organizativ të kësaj partie, Sait Dollapi.
“Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme. Është shoqëruar në drejtorinë e policisë. Ju bëj thirrje gjithëve ju që të na ndiqni në drejtim të Policisë së Tiranës”, është shprehur Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.