Gazeta Si – Arabia Saudite e Herve Renard debutoi në Katar 2022 me një fitore të bujshme ndaj Argjentinës, 1-2. Një arritje e jashtëzakonshme, falë lojës, presingut dhe karizmës së padiskutueshme të trajnerit francez, siç tregojnë imazhet nga dhoma e zhveshjes së kombëtares arabe.
Në pushimin e ndeshjes Renard e ka karikuar skuadrën, duke bërtitur me të madhe lojtarëve për të arritur objektivin. “Ky është presing? Mesi në qendër të fushës dhe ne rrimë të qetë në mbrojtje? – ulërin trajneri para lojtarëve. – Merrni telefonin, doni një foto me Mesin? Duhet t’i rrini ngjitur!”.
Entretiempo de Argentina – Arabia Saudita. Charla del seleccionador saudí Hervé Renard con sus jugadores. “Quieren sacarse una foto con Messi? No. Tienen que marcarlo y presionarlo” pic.twitter.com/ATOAUSKCcD
— VarskySports (@VarskySports) November 24, 2022
“Çfarë po bëjmë këtu? – vazhdon Renard. – Nuk e ndjeni se jeni në gjendje të bënin diçka të rëndësishme? Forca! Kjo është Kupa e Botës! Nuk mund të rrini pa lëvizur para zonës, duhet të përqendroheni!” Fjalë që duket se bënë efekt, si për përmbajtjen, ashtu edhe për grintën e Renard.
Një karikim-rrufe si një ‘mental coach’ për të prekur telat dhe krenarinë e lojtarëve të Arabisë, që pas pushimit përmbysi ndeshjen me 2 gola.
Sigurisht, nuk është rastësi, duke parë fjalimin motivues të trajnerit. Sjellja e lojtarëve ndaj Mesit me shokë ndryshoi. Renard është i njohur për karizmin e tij, e ka treguar edhe me dy Kupat e Afrikës të fituara Zambian dhe Bregun e Fildishtë.
Gjithçka me stilin e zakonshëm dhe këmishën e njëjtë, që duket sikur i është ngjitur në trup. Një markë fabrike, që bashkë me grintën, përgatitjen dhe dëshirën e bën atë një nga trajnerët më të kuotuar të momentit në Botërorin e Katarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



