Ka ndodhur

Video/ ‘Shtëpi bari’ edhe në Kurbin, zbulohen bimë narkotike dhe pajisje elektrike

Gazeta Si - Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në Laç gjatë aksionit të koduar “Bogzat”.

Policia thotë se në banesën në pronësi të Mark Janit, u gjetën 19 bimë kanabis të cilat ishin kultivuar në kova.

Brenda dhomës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji. Gjithashtu u kostatua dhe lidhje e paligjshme energjie.

Pronari i banesës, 34 vjeç, u arrestua nga policia për veprat penale kultivim i bimëve narkotike dhe vjedhje e energjisë elektrike.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre faturistja e OSHEE, 46-vjeçarja R.Ll.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë