Shembet pallati i parë me eksploziv, shpërthim të kontrolluar në Durrës në zonën e Plazhit, pasi u bë i pabanueshëm si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kolonat e pallatit 6-katësh ishte shkatërruar nga tërmeti, pavarësisht se në fasadë nuk ka pasur dëme të dukshme. Ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshëm duke sjellë shembjen totale. Ndërkohë që shembjet pritet që të vijojnë. Dy orë para shpërthimit u bë evakuimi i banorëve të dy pallateve ngjitur, ndërsa në momentet e fundit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve për disa minuta.
Shembja u realizua pas një incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur.
Në këtë ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim, por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë.
Në momentin e shpërthimit, forcat xheniere veç sigurimit të perimetrit të sigurisë nuk kanë hequr shtyllat e ndriçimit publik, ku siç shihet në video, njër prej tyre është dëmtuar. Pas shpërthimit forcat e xhenios kanë vrapuar drejt objektit të dëmtuar për të parë nëse ka ndonjë dëmtuar ose jo. Ndërsa janë kujdesur që ta mbrojnë godinën ngjitur duke i vendosur një rrjetë mbrojtëse për të shmangur pluhurin apo dhe që pjesët e mbetura të godisnin objektin.
Sipas informacioneve zyrtare, në qarkun Durrës për periudhën 29 nëntor - 2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave: Durrës 9 objekte dhe Thumanë 8 objekte. Ndërsa janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.