Rend dhe Ligj

Video/ Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta ‘e shqyer’, brenda vilës së grabitur në Nikël

Familjarët e biznesmenit Nazmi Çangu, vila luksoze e të cilit u grabit pas mesnatës nga 10 persona të armatosur e të maskuar, kanë treguar se qëllimi i autorëve ishte kasaforta me para.

Përleshja mes autorëve dhe kryefamiljarit ka ndodhur në dhomën e djalit të tij të vogël. Biznesmeni kishte zgjedhur që për arsye familje të flinte në atë dhomë dhe jo në atë që gjendej kasaforta me para dhe dokumente.

Në pamjet që ka siguruar Gazetasi.al, grabitësit kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi, ndërsa kanë arritur të hapin kasafortën duke marrë të gjitha lekët cash si dhe sendet me vlerë. Rroba, libra dhe sende të ndryshme shihen të hedhura mbi krevat, të cilat kanë qenë pa rëndësi për autorët.

Duket se ata kanë kërkuar në çdo cep të shtëpisë, ndërkohë që krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i mbuluar nw gjak.

Sipas vajzës së biznesmenit, grabitja ka zgjatur mbi dy orë, deri sa 10 personat e maskuar janë larguar nga vila me rreth 100 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë