Ka ndodhur

Video/ Parcela me kanabis në Himarë dhe Lezhë, në pranga katër persona

Gazeta Si - Dy parcela me bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar nga policia në Himarë dhe Lezhë këtë të martë.

Në vendin e quajtur “Gjimlik” në zonën e Vunoit, janë arrestuar dy persona si të dyshuar kryesorë për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia e Vlorës arrestoi 39-vjeçarin me inicialet R.C., banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes si dhe  33 vjeçari me inicialet D.A., banues në Vlorë.

Ndërkohë, një tjetër parcelë me kanabis është zbuluar në Lezhë nga kontrolli me dron në Lezhë. Në pranga ka rënë E.Gj.,36 vjec, ndërsa është shpallur në kërkim, E.M., 32 vjec.

Në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, u zbuluan fidanë të dyshuar narkotikë, bimë të dyshuara në proces tharjesh si dhe bimë në formë bocesh në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga E.Gj..

Në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Marcelo Cali, 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale "Moskallëzim krimi", si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gjon Nikolla, 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë