Ka ndodhur

Video/ Operacion antidrogë në Fier, kontrolle në sera, tunele dhe banesa

Gazeta Si - Rreth 180 policë kanë ndërhyrë në operacionin anti drogë “Wide” në zonën e Fierit kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë këtyre kontrolleve, në fshatin Cakran u zbuluan 22 fidanë kanabis të kultivuara në kubikë në banesën e Ilia Tafaj 63 vjeç.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Bimët narkotike u shkatërruan, ndërsa 63-vjeçari u arrestua nga policia për veprën penale kultivim i bimëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë