Kjo video tregon një nga terroristët e dyshuar për sulmin që ndodhi ditën e pashkëve në Sri Lanka. Një burrë i cili mban një çantë shpine shihet, duke hyrë në kishën e Shën Sebastianit në qytetin Negombo.
Mbi 300 vetë humbën jetën nga 8 sulme terroriste të njëpasnjëshme në Sri Lanka. Mediet ndërkombëtare treguan se ishin 8 sulme me bombë në 7 pika të ndryshme në kryeqytetin Kolombo dhe në qytezën Batikola.
Sulmet me bomba përfshinë disa kisha dhe hotele të kryeqytetit të dielën e kaluar kur festoheshin pashkët. Në zonat ku janë kryer aktet terroriste kishte, edhe një numër të lartë turistësh të huaj që vizitonin shpesh Sri Lankën në këtë periudhë të vitit.
Që nga viti 2009 ishulli i Paqësorit është përfshirë nga përplasjet e dhunshme dhe me shumë viktima. Në mars të vitit të shkuar në Sri Lanka u shpall paqja, por sërish një pjesë e popullsisë që i përkasin komunitetit etnik Tamili dhe praktikant të besimit Budist besohet se e vijojnë luftën dhe kërkojnë pavarësi nga republika e Sri Lankës. Sipas një censusi të para dy viteve, komuniteti i krishterë në Sri Lanka numëron më shumë se 1.5 milionë praktikantë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.