Euro 2020

Video/ Një magji e Mirançuk fut Rusinë në lojë, Finlanda mesazh Eriksenit

Një gol spektakolar i Mirançuk në fundin e pjesës së parë ka vendosur ndeshjen me Finlandën në “Gazprom Arena” të Shën Pietërburgut. Me këtë fitore Rusia është futur në lojë për kualifikimin, pas hunbjes së thellë në debutim ndaj Belgjikës.

Pjesa e parë ishte e mbushur me episode. Sapo nisi ndeshja, Finlandës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Goli i vetëm do të vinte në fundin e kësaj pjese, kur Mirançuk goditi bukur me të majtën brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke mos i lënë asnjë shans portierit finlandez.

Rusët iu afruan golit të dytë në disa raste, por rezultati nuk ndryshoi në fund dhe Rusia barazohet me pikë me Finlandën, që në ndeshjen e parë mundi 0-1 Danimarkën. Kualifikimi mbetet i hapur për të dyja skuadrat. Finlandezët e bënë nxemjen me një fanellë të bardhë, me mesazhin dedikuar Kristian Eriksenit: “Shërim të shpejtë Kristian!” Danezi kaloi një arrest kardiak në ndeshjen me ta.

Mesazhi i finlandezëve për Eriksenin. Gazeta Si, 16 qershor 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë