Ka ndodhur

Video/ Nga Prishtina në Sarandë për të vjedhur dyqanet, në pranga 37-vjeçari

Gazeta Si - Një 37 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet për tre vjedhje të ndpdhura në lagjen nr. 1.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Same", u arrestua: A. G., 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale "Vjedhja". 

Shtetasi A. G. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, konkretisht:

Më datë 26.04.2022, dyshohet se ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të shtetasit T. M.;

Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar;

Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar," njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë të ftohta (thika).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë