Euro 2020

Video/ Nata e Lokatelit, Italia është skuadra e parë që kalon në 1/8-at

Tjetër fitore bindëse e Italisë dhe sërish 3-0. “Axurrët” kanë dominuar edhe Zvicrën, duke mos e vënë për ansjë moment në diskutim fitoren. Skuadra e trajnerit Roberto Mançini, me 6 pikë në 2 ndeshje dhe 6 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, është e para që siguron kalimin në fazën e 1/8-ve të Euro 2020.

Ishte nata e mesfushorit Manuel Lokatelli, i cili realizoi dy golat parë në “Olimpico”. Ishte ai njeriu i ndeshjes, që nisi me golin e Kielinit, por të anuluar nga VAR-i për një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Juventusit, i cili më pas u dëmtua dhe ia lë vendin Açerbit.

Lokateli mbylli me gol një aksion të nisur nga vetë ai, pas një pasimi të saktë për Berardin. Në minutën e 52-të mesfushori shënoi golin e dytë me një të majtë potente para se të hynte në zonën e rreptësisë dhe një minutë para fundit Imobile kompeltoi “trisin” e italianëve, edhe ai me një gjuajtje nga jashtë zonës. Ndeshja e fundit me Uellsin. Zvicra ka vetëm 1 pikë dhe shpreson ende matematikisht.

Itali-Zvicër 3-0
Italia (4-3-3): Donaruma, Di Lorenco, Bonuçi, Kielini (Açerbi), Spinacola, Barela (Pesina), Zhorzhinjo, Lokateli, Berardi (Toloi), Imobile, Insinje (Kieza). Trajner: Mançini.
Zvicra (3-4-1-2): Somer, Elvedi, Shar (Zuber), Akanxhi, Mbabu (Vidmer), Freuler (Sou), Xhaka, Rodriguez, Shaqiri (Vargas), Embolo, Seferoviç 5 (Gavranoviç). Trajner: Petkoviç.
Arbitër: Karasev (Rusi)
Shënues: Lokateli 26’, 52’, Imobile 89’

Edhe Uellsi është shumë pranë kalimit të grupit, pasi ka mundur 0-2 Turqinë. Fitorja e uellsianëve lindi nga aksi Bejl-Ramsei, mesfushori shpërdoroi fillimisht dy raste të pastra, por nuk gaboi në minutën e 42-të, pas asistit të lojtarit të Realit. Në pjesën e dytë Bejl humbi një penallti, në shtesë mbylli llogaritë Roberts. Turqia, pas 2 humbjesh, është thuajse e eliminuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë