Futboll

VIDEO / Napoli mposht Juventusin, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur Juventusin, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi 90 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura. Elseid Hysaj fiton kështu trofeun e tij të parë në karrierë. Ndeshja nisi mirë për të dyja skuadrat që kishin disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën. Në minutën e 24’, Insigne lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por topi ndalet në shtyllë. Dybala pretendoi për penallti në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari i ndeshjes nuk ishte i të njëjtit mendim.

Pjesa e parë u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë të paktën një gol. Në fundin e ndeshjes të besuarit e Gatuzos e kishin rastin për të shënuar, por përsëri u ndalën nga shtylla. Nga pika e bardhë e penalltive napolitanët u treguan më të saktë, duke e fituar ata Kupën e Italisë, me shifrat 4-2.

https://streamable.com/frubl1

Për Juventusin, gabuan nga pika e bardhë e 11-metërshit Dybala dhe Danilo. Për Napolin, ky është trofeu i 6 i Kupës së Italisë, ndërsa për Gattuson, trofeu i parë si trajner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë