Tre mjekë kosovarë kanë shpërndarë në Facebook një video pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë. Mjekët nga qendra ku po kryhen testimet për koronavirus kanë thënë se do të jenë në çdo kohë pranë qytetarëve të vendit. Ata thonë se së bashku do t’ia dalin, ku ftojnë qytetarët të mos bëjnë panik. Janë pikërisht mjekët Nderim Hasani, Fitim Havolli dhe Osman Ismaili që kanë lëshuar një apeli të tillë. “Për momentin janë 2 raste të konfirmuar. Mos krijoni panik, pa frikë jemi në shërbim të popullit”, shprehen ata në këtë mesazh të tyrin. Video e postuar nga mjeku Fitim Havolli po kthehet në një mesazh për qytetarët kosovarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



