Gazeta Si – Një 29-vjeçar në Tropojë ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur një armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi lënde kanabis.
Gjithashtu edhe në banesën e të riut është gjetur kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak. Policia tha se Rr.M., banues në Bujan, u arrestua në flagrancë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.