Ka ndodhur

Video/ Manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet drejtuesi i ‘BMW’ në Tiranë

Gazeta Si - Një drejtues automjeti është kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët, duke kryer manovra të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës në pikun e trafikut. Policia bën me dije se shoferi i automjetit “BMW” është raportuar nga qytetarët.

Pas ndalimit nga policia, ai është ndëshkuar me gjobën me vlerë 40000 (dyzet mijë), lekë ndërsa janë marrë masa për bllokimin e automjetit të tij.

Policia thotë se gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë