Ka ndodhur

Video/ Kontrolle në rrugë, makina e lokale, shoqërohen 30 persona në Elbasan

Gazeta Si - Të paktën 30 persona janë shoqëruar nga policia në Elbasan, në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e masave të sigurisë.

Kontrollet janë kryer nga forca e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me RENEA-n në të gjithë qarkun.

Bëhet me dije se janë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë