Ngjarje

Video / Kapen 2 tonë kokainë në Portugali, një pjesë e drogës ishte për klanin shqiptar ‘Farruku’

Gazeta Si - Një sasi prej 2 tonë kokainë i është sekuestruar një grupi kriminal nga autoritetet portugeze, të cilat kanë arrestuar 9 persona, mes tyre dhe një shqiptar. Operacioni i policisë, i nisur njëkohësisht në Spanjë, goditi “Klanin Piturros”, sipas mediave.  

Por në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme Spanjolle, thuhet se një pjesë e kësaj kokaine ishte për klanin shqiptar “Farruku" me bazë në Spanjë.

"Një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i drejtohej “klanit Farruku”, me origjinë shqiptare, i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës", thuhet në njoftim.

Klani “Farruku” është i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës.

Ky klan, i drejtuar nga K.F., i arrestuar në vitin 2019 në Madrid, u godit nga autoritetet spanjolle edhe në një megaoperacion në prill të këtij viti.

I përbërë kryesisht nga shqiptarë, klani njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine.

Operacioni, i cili u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me DEA, agjencinë amerikane të zbatimit të drogës, u krye të hënën në disa qytete në Galicia (në veriperëndim të Spanjës), si dhe në Monsau (Portugali veriore, kufiri i dy vendeve iberike, deklaron Ministria e Brendshme Spanjolle).

Ky klan ka qenë gjithmonë i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë kolumbianë të kokainës, me aftësinë për të transportuar sasi të mëdha të kësaj droge nga deti.

"Kjo çoi në arrestimin e nëntë spanjollëve, të dyshuar se ishin anëtarë të bandës Pituros, e cila ka qenë e lidhur me trafikun e drogës në Galicia që nga vitet 1980”, tha policia spanjolle në një deklaratë.

Sipas të njëjtit burim, operacioni, i cili filloi në shkurt, rezultoi në sekuestrimin e “dy tonë kokainë” të fshehur në anije ose prona të ndryshme në brigjet portugeze.

Pasi u mblodhën të gjitha informacionet, Garda Civile së bashku me Policinë Gjyqësore zhvilluan një operacion të gjerë policor për të kryer aksione në të dy vendet, duke lejuar arrestimin e anëtarëve të organizatës dhe kryerjen e hyrjes dhe kontrollit të 12 banesave dhe vendndodhjet ku “Los Piturros” fshihnin instrumente të ndryshme të veprimtarisë së tyre kriminale, të shpërndara në provincat e Pontevedra, Ourense, A Coruña dhe në qytetin portugez të Moncaos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë