Ka ndodhur

Video/ I kërkuar në SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari

Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale, është arrestuar në Shqipëri.

Pas sinjalizimit të marrë nga zyra e DEA-s në Athinë, në kuadër të operacionit të koduar “Detroit”, policia shqiptare arriti ta lokalizojë dhe arrestojë 41-vjeçarin me iniciale L.V., në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim fillimin e procedurave të ekstradimit drejt SHBA-së, sepse Gjykata e Miçiganit në SHBA, ka vendosur masën e sigurisë ndaj “Arrest në burg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë