Ka ndodhur

Video / Humbën rrugën gjatë eksplorimit në mal, shpëtohen dy turistet belge në fshatin Kllojkë

Gazeta Si - Dy turiste belge, të cilat kishin humbur rrugën duke eksploruar në mal, janë shpëtuar nga policia në fshatin Kllojkë pranë Tiranës. Policia mori njoftim rreth orës 17:00 për dy turistet që ishin izoluar në terrenin e thepisur.

Menjëherë, efektivët e Komisariatit Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike dhe ndërlidhësit me komunitetin organizuan një operacion kërkim-shpëtimi.

E pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, autoritetet arritën që të lokalizonin dy turistet.

“Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse u kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke u dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, tha policia në njoftimin e saj për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë