Një vajzë e prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka pranuar të shfaqet publikisht dhe t'i bëjë thirrje shqiptarëve që të kenë kujdes, duke publikuar një video sensibilizuese për të qëndruar në shtëpi. Ajo e njeh veten si pacientja e 69-të e prekur në Shqipëri.
Për herë të parë një nga të prekurit me koronavirus në Shqipëri ka dalë publikisht duke lançuar një video sensibilizuese, si kudo në botë. Në këtë video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, e ku vajza thekson se është pacienti i 69-të prekur dhe se nuk e di se ku është prekur nga Covid-19, pasi nuk pasur kontakt me asnjë prej të ardhurave në Itali, apo me persona të prekur. Vazja duket se është vetizoluar, por se ka një të afërm të saj në spital.
Mesazhi i plotë i vajzës
Për ta nisur me një ton pak më pozitiv këtë video tashmë do ta keni parë se numri i të infektuarve ka kapërcyer nga 65 në 70 ditën e djehsmedhe kjo ndoshta më ka dhënë mundësinë që të jem e infektuara numër 69-të. Dhe me këtë besoj se e kuptoni tashmë se rezultatet kanë dalë pozitive nga koronavirusi. Por lajmërimi publikisht nuk është qëllimi i kësja vidoeje, këtë video e nisa, sepse vazhdohen të shohë në internet postime pa fund që ankohen mbi ku e di unë, mbi shkeljen e të drejtave të njeriut me karantimin dhe pasojat psikolojgike të të qëndruarit brenda dhe përpos kësaj po shoh njerëz që po vazhdojnë jetën normalisht, dalin e lëvizin, e sidomos në lagjen time që tashmë ëshë bërë e ditur që të paktën dy veta të infektuar e kushedi se sa të tjerë.
Pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda në sidomos kur je i shëndetëshëm, më besoni se janë plotësisht të papërfillshme, krahasuar me pasojat që mund të lerë të shikosh një familjar që ta merr një familjar autoambulanca, me të cilin do të kesh vetëm një kontakt telefonik dhe kushedi se për sa kohë.
Përveç kësaj me pasojën që do të kesh kur të vijnë dhe të bëjnë analizën kur të vijnë dhe të trajtojnë sikur nje literalisht një mbetje kimike, sepse fundja në këtë pikë thuajse ke rrezikshmëri për të tjerët.
Nuk kemi pasur kontakte me njerëz t infektuar, nuk kemi pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë, me njerëz me të cilët që kishin shfaqur simptoma nuk e di siç thashë se nuk edimë nga e kur e kemi marrë këtë virus. Kjo do të thotë se tashmë nuk janë rrezik potencial vetëm ata persona që vijnë nga Italia, apo persona që kanë pasur kontakte me ta, por për shumë e shumë njerëz dhe është një rrezik të cilin ne nuk mund ta shohim, nuk e kemi përballemi.
Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush, i cili po vuan pasojat, po jua thotë dikush që ka dikush të shtruar në spital dhe po jua thotë dikush që është karantinuar momentalisht në shtëpi me zero kontakt njerëzor.
Nuk po hiperbolizojë kur them se ky virus nuk është luftë individuale e secilit prej nesh, është një luftë e gjithë njerëzimit, dhe ne na duhet të bëjmë diçka shumë të vogël krahasuar me atë që po bëjnë mjekët dhe infermierët. Ne na duhet thjeshtë të rrimë në shtëpi dhe të sigurohemi të mos infektohemi dhe të mos infektojmë të tjerë që të mos u rrisim barrën mjekëve dhe kërkuesve dhe tu lëmë mundësinë të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe të mos mbingarkohen me trajimin e perosnave që në 90 % të rasteve e kanë marrë virusin si pasojë e pakujdesisë qoftë të vetës, qoftë të dikujt tjetër.
Duke shpresuar që kjo video tua bëjë situatën pak më të prekshme dhe pak më reale për të krijuar sensibilizim tek ju, duke qenë se është dikusht që nuk më njihni, më keni parë në rrjetet sociale, ju lutem qëndroni në shtëpi, bëni kujdes maksimal dhe telefononi urgjencën nëse keni simptoma. Kujdesin nuk ua them vetëm ëpr veten tuaj, dhe familjarët por dhe për ata që takoni në rrugë, pasi këtu bëhet fjalë edhe për përgjegjësi mbi jetën e tjetrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.