Lojëra me Dore

Video/ Erblira Bici “on fire”, klubi italian i bën elozhe kapitenes së Kombëtares

Erblira Bici tregoi një formë të shkëlqyer në ndeshjen e fundit të kampionatit në Itali, edhe pse Kuneo, ku ajo aktivizohet, humbi 1-3. Ishte një ndeshje speciale në fakt për kapitenen e Kombëtares së volejbollit të femrave, sepse luante kundër ish-skuadrës së saj, Novërës, me të cilën është shpallur kampione e Europës.

Në ndeshjen e luajtur më 10 janar, Erblira Bici shënoi 17 pikë për skuadrën e saj dhe klubi i ka dedikuar një videoklip të veçantë volejbollistes shqiptare. Një videoklip i titulluar “Erblira Bici on fire”, ku shfaqen pikët e realizuara nga volejbollistja kuqezi, si dhe evidentohen shpirti i garës dhe rendimenti i saj. Klubi italian e konsideron Bicin një lidere të vërtetë.

https://youtu.be/LKfLT4bwD_M
Videoklipi kushtuar Bicit nga klubi i Kuneos. Gazeta Si, 12 janar 2021

Ky videoklip është postuar edhe në faqen zyrtare në Facebook të Federatës Shqiptare të Volejbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë