Gazeta Si - Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar nga gjykata e posaçme me burg përjetë për masakrën e Lushnjës.
Ai është sjellë nga autoritetet greke në pikën kufitar të Kakavijës. Haxhiu, i njohur ndryshe si rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, organizoi dhe porositi vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ku mbetën të plagosur edhe Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku në Lushnjë.
Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Po ashtu dy miqtë e tij me të ngushte Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë dënuar më burg përjetë.
Krahas këtij dënimi, Laert Haxhiu është vënë sërish nën akuzë nga SPAK, kësaj here për disa ngjarje kriminale të zbërthyera nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.
Në deklarimet e tij Tafani nxorri emrin e Laert Haxhiut si urdhërues, organizator e pjesmarrës në disa ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 2 prej tyre të regjistruara në Athinë, Greqi.
Vetë 32-vjeçari Haxhiu ka kundërshtuar disa herë ekstradimin drejt Shqipërisë, por tentativat e tij morën fund pasi pala greke u bind për vënien e tij përpara drejtësisë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.