Në një video të siguruar nga Gazeta SI pronari restorantit “Panorma” në Porto Palermo të Himarës, Mihal Kokëdhima ka terrorizuar një grup turistësh spanjollë, vetëm pasi këta të fundit u larguan nga biznesi i tij pa ngrenë ushqimin e porositur, për shkak të shërbimit të keq.
Pronari i ka sulmuar dhe i është hedhur sipër furgonit me të cilin turistët u larguan , mbi xhamin e përparmë duke u kacavjerr dhe goditur xhamin për 3 kilometra teksa mjeti ishte ne ecje.
Ai godet me grushte xhamin, ndërsa në videon që Gazeta SI siguron, dëgjohen shoferi dhe dy pasagjerë shqiptarë që thonë se kanë njoftuar policinë ndërsa thonë se janë duke i ndjekur pas me makinë edhe persona të tjerë të afërt të pronarit. Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia dy ditë më parë, kur edhe ndodhi.
Shoferi shqiptar që ngiste furgonin, pasi është siguruar se nuk kishin njerëz që i ndiqnin me makina nga pas, ka ulur shpejtësinë duke bërë të mundur që Kokëdhima të hidhej nga pjesa e përparme e makinës. Turistët spanjollë janë larguar të alarmuar dhe në përpjekje për të kontaktuar me policinë.
Kokëdhima u arrestua një ditë më pas nga policia e shtetit, ndërsa kjo ngjarje e rëndë detyroi ministrin e Turizmit, Blendi Klosi të organizonte një takim me familjen spanjolle, e cila ishte terrorizuar nga kjo ngjarje e paprecedent.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.