Ka ndodhur

Video/ Durrës, kapet ‘klienti’ i rrezikshëm në lokal

Gazeta Si - Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës gjatë një aksioni të koduar “Klienti”, pasi qëndronte në një lokal i armatosur.

I arrestuari Sherif Çela (Ismailaj) 43 vjeç është person me precedent penal për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai u kap në një lokal i armatosur me pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

43-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe iu sekuestrua arma. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë