Ministria e Shëndetësisë me anë të një videoje tregon 10 masat që duhen për t’u ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Larja e shpeshtë e duarve, mos prekja e syve e hundës dhe gojës me duar, si dhe mbulimi i gojës dhe hundës me shami kur teshtin janë disa nga rregullat bazë.
Gjithashtu kërkohet shmangia e kontaktit të afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratorë akute. Një kërkesë kryesore është që shtetasit që mendojnë se janë të prekur nga gripi të mos marrin antibiotikë pa u konsultuar më parë me mjekun, i cili duhet të jetë ai që të lëshojë recetën për mjekimin. Ndër rregullat e tjera pastrimi i ambienteve ku banojnë e punojnë me dizinfekant me bazë klori apo alkooli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.