Shpresa Beçaj, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare në gjykatën e Apelit të Tiranës u shkarkua nga komisionet e vettingut edhe pse ndaj saj nuk u zhvillua një seancë dëgjimore.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që megjithëse ditën e premte deklaroi se nuk mund të kryente rivlerësimin e figurës së ish-gjyqtares së lartë për shkak se ajo nuk kishte dorëzuar deklaratat e pasurisë për tre vitet e fundit.
Beçaj deklaroi se nuk e kishte detyrim ligjor dorëzimin e këtyre deklaratave pranë ILDKPI-së, pasi kur nisi procesi i vettingut nuk ishte gjyqtare. Megjithatë, argumenti i Beçajt nuk ishte bindës për trupën e KPK-së që vendosi ta shkarkojë. Vetë ish-gjyqtarja nuk ishte e pranishme në sallë në momentin e vendimit, por përfaqësohej nga avokati i saj.
Shpresa Beçaj u zgjodh anëtare e Gjykatës së Lartë në vitin 2004. Katër vite më vonë u bë edhe kryetare e kësaj gjykate, duke e drejtuar atë deri në vitin 2014. Pas largimit nga Gjykata e Lartë, ajo nuk u emërua si anëtare në Apel për shkak të një përplasjeje fillimisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe më pas në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.