Media Galeri

Rruga në heshtje e Bashës nga PD-ja në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i vetmuar këtë të premte një ditë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD.

Gjatë daljes nga selia e PD dhe teksa po hynte në godinën e Kuvendit në seancën e parë parlamentare, heshtja e Bashës ka rënë në sy.

Të enjten në mbrëmje, kreu i PD e pranoi se e ka pasur shumë të vështirë nga pikëpamja njerëzore për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi i PD për shkak të vendimit të DASH për shpalljen e tij “non grata”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë