Ngjarje

Vetëvritet në burg 27-vjeçarja shqiptare në Itali, babai dhe gjyqtari në faj. Letra e fundit e Donatelës që s’mundi të shpëtojë nga droga

Gazeta Si - Një 27-vjeçare shqiptare, Donatela Hodo, është vetëvrarë në burgun e Montorios në Verona të Italisë, duke thithur gaz në sobën e qelisë në gjendje të dëshpëruar.

E reja shqiptare kishte probleme me varësinë ndaj drogës, ndërsa ishte arrestuar për disa vjedhje të vogla.

Gjykatësi Vincenzo Semeraro, shkroi një letër të hapur, të lexuar në funeralin e Hodos, në të cilën ai akuzoi veten dhe kërkoi falje.

“U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik dhe unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg vetëvritet, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatelës, unë isha pjesë e sistemit, pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet. Pra, si sistemi, edhe unë kam dështuar. Strukturat e vuajtjes së dënimit nuk janë për gratë”, - thotë ai për "Corriere della Sera".

Donatela Hodo

E kaluara e vështirë e Donatelës

Një e kaluar e karakterizuar nga varësia për drogën dhe vjedhjet e shumta, Donatela, e lindur në Shqipëri në vitin 1994, kishte kaluar gjashtë vitet e fundit brenda dhe jashtë burgut.

Që nga viti 2016, ajo ishte arrestuar disa herë, krimi më i rëndë, një grabitje e pahijshme dhe e konsideruar nga gjyqtari hetues si një grua me “personalitet alarmues përsa i përket rrezikshmërisë shoqërore”.

Kjo ishte e kaluara e saj, jo krime të rënda, por norma e përsëritjes nuk toleron dhe vitet e burgut rriten.

Të premten e shkuar në mëngjes ajo kishte takuar avokatinn e saj, Simone Bergamini dhe mezi priste të dilte nga qelia për t’u kthyer në komunitet, për t’u detoksikuar në strukturën nga e cila kishte ikur disa muaj më parë.

Ajo do t’ia kishte dalë, i duhej vetëm të priste disa javë, të rezistonte, sepse me gjithë atë dëshirë për jetën, disponueshmëria ndaj Donatelës nga ana e shërbimeve sociale ishte maksimale.

Gjatë ceremonisë mortore në Itali të Donatela Hodos

Biseda me avokatin

“Kam folur me të, nuk e kuptova as qëllimin më të vogël për t’i dhënë fund jetës së saj, ajo nxitonte të dilte të jetonte me Leon, të dashurin e saj”.

Avokati, prej vitesh anëtar i Observatorit Kombëtar të Burgjeve dhe si rrjedhim i vetëdijshëm për vështirësitë e të burgosurve dhe veçanërisht i vëmendshëm ndaj “sinjaleve”, ndaj frazave që mund të sugjerojnë një gjest ekstrem, flet pak.

“I shpjegova se do të mirëpritet sërish në komunitet, thjesht duhej të kishte pak durim sepse të gjithë po interesoheshin, në të gjitha nivelet”.

Tragjedia në 2 gusht

Të hënën e shkuar (2 gusht 2022) në mëngjes, ajo pa të dashurin e saj, më pas gjatë natës në qelinë ku ishte e vetme, zbatoi atë që me siguri kishte planifikuar.

U përkul në krevat, sikur po flinte, por kishte një qese rreth gojës dhe thithi gazin nga soba. Askush nuk ishte duke e parë atë, nuk mund ta imagjinonte asnjë.

Të martën në mëngjes oficeri trokiti në derë në orën 7.30, sepse ishte në terapi në orën 8, ku po detoksifikohej. Gjysmë ore më vonë, gardiani u kthye, ajo nuk ishte ngritur dhe hapi derën për të dhënë alarmin. Donatela nuk lëvizte, kishte vdekur, por për të përcaktuar kohën e vdekjes do të bëhet autopsia.

Letra e fundit e Donatelës pë familjen dhe të dashurin e saj Leo

Letra për familjen dhe Leon

Një shpirt i munduar dhe i brishtë ndoshta për shkak të frikës nga një marrëdhënie emocionale e lindur së fundmi, por që ishte kthyer në një lidhje të thellë me një djalë, Leon.

Dhe ndoshta për të, bindja se nuk mund të kishte ose të paktën të shikonte një të ardhme së bashku me të riun me të cilin ishte e lidhur, mund të kishte ndikuar.

Atë frikë dhe kërkesën për t’u falur e ka shkruar në një shënim ku shpreh dashurinë për nënën e saj, ku flet për marrëdhënien me të atin dhe ia kushton mbi të gjitha atij, Leos, të cilit i kërkon falje. Duke e këshilluar të jetë i fortë.

Gjithë jetën, ajo duhet të kishte dhe donte të bëhej estetiste, ishte një vajzë e bukur, por në moshën 21-vjeçare kishte pasur disa probleme me drejtësinë.

Ndalimet

Vjedhja në dyqan, zakonisht e shoqëruar nga disa miq, për të marrë para për blerjen e drogës. Shumë herë ajo ishte arrestuar dhe për këtë arsye komisioneri kishte urdhëruar ndalimin e qëndrimit në Verona.

Ajo as që mund të kishte shëtitur nëpër qytet, por më 13 gusht 2020 ishte episodi më i rëndë, diçka tjetër veç vjedhjes së një portofoli apo paketave parfumesh.

Atë ditë ajo u përpoq dhe ia doli t’i rrëmbejë çantën një zonje që po ecte në shoqërinë e një mikeshe. Viktima u përpoq t’i kundërshtonte dhe i ndoqi, por reagimi i Donatelës ishte veçanërisht i dhunshëm dhe e rrëzoi atë në tokë.

Prokurori Publik kërkoi dhe mori masa, duke besuar se një masë tjetër, pra “arresti shtëpiak” me byzylyk elektronik, nuk do të parandalonte kryerjen e krimeve të tjera.

Por ajo kishte ndryshuar, kishte dalë dhe kishte shkuar në komunitetin terapeutik, ishte larguar prej andej dhe për këtë arsye ishte kthyer në qeli. Por ajo kishte takuar një djalë, me të cilin kishte rënë në dashuri.

Donatela Hodo në një foto të publikuar nga mediat italiane

Dhimbja e familjes së vajzës

Babai i saj e çoi në qendra të ndryshme të specializuara, madje edhe jashtë Italisë, dy herë në Spanjë, më pas në Kroaci dhe në Belgjikë për ta shëruar. “Të shpëtoja atë ishte bërë arsyeja ime për të jetuar”, tha ai për mediat italiane.

Babai i Donatelës takoi dhe përqafoi me lot në sy gjatë funeralit gjykatësin veronez që ndoqi rastin e vajzës së tij. “Unë po dridhesha, të dy u ndjemë të mundur”.

Ai thotë se ndihet fajtor për vdekjen e vajzës së tij. “Ku gabova? Në çfarë? Nuk e prisja kurrë që Dona ime ta bënte një gjë të tillë, asnjëherë. Ndjej se jeta ime pa Donën nuk vlen asgjë , jam unë që dështova, jo gjyqtari”, thotë ai i shqetësuar.

Në një rast, e reja kishte ikur ende nga shtëpia . Për dy vjet ajo ishte në Spanjë, kur babai i saj e gjeti, “ajo ishte në kushte të tmerrshme, peshonte vetëm 24 kilogramë, ishte një skelet … E mora dhe e solla në shtëpi, u kujdesa për tre muaj, pa e lënë asnjëherë derisa u shërua. Për fat, më pas ajo u rikthye me ne, edhe atëherë nuk pushova kurrë së qeni pranë saj, duke e ndihmuar”.

“Për vajzën time nuk isha i vetmi gabim. I gjithë sistemi ka dështuar dhe për mendimin tim as kontrollet në burg nuk kanë qenë adekuate. Për këtë bëra një ankesë, për fat të keq vajza ime nuk do të kthehet por ajo meriton të vërtetën dhe drejtësinë”, tha ai.

Në të majtë ceremonia e funeralit në kishë, (djathtas) Donatela me të dashurin e saj

Në funeral ishte edhe i fejuari i saj Leo

Në kishë, në shërbesën zemër-thyese ishte edhe Leo, i dashuri që priste lirimin e afërt të 27-vjeçares për të jetuar në shtëpinë që kishin marrë së fundmi me qira për të qenë bashkë.

"Më fal, je gjëja më e bukur që mund të më ketë ndodhur mua. Më fal nëse po largohem kështu i dashur...”, shkroi Donatella në vetminë e qelisë së saj në Montorio para se ta linte veten të vdiste mbrëmjen e së martës duke thithur gaz nga soba.

Fatkeqësisht, në një moment dëshpërimi, brishtësia e pushtoi bukuroshen shqiptare Ajo kishte ende gjithë kohën dhe mundësitë për të rindërtuar jetën e saj duke ndryshuar të shkuarën, por papritur u pushtua nga një ndjenjë zbrazëtie dhe pafuqie, teksa i shkruante Leos së saj përkushtimin e dashurisë që la në qeli: "Unë "Kam frikë nga gjithçka dhe kam frikë të të humbas, të dua, më fal".

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë