Gazeta Si – Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtor Xhemal Lokën, duke dënuar me 10 vjet burg, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, e cila kreu vetëvrasje, duke konsumuar fostoksinë në 2 janar 2024.
Xhemal Loka akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes dhe se ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht të ndjerën Bedrie Loka.
Kjo provohet nga disa video dhe biseda, si dhe dëshmitë e fëmijëve të çiftit që kanë deklaruar para hetuesve se babai keqtrajtonte të ëmën.
Gjithashtu 41-vjeçarja Bedrie Loka bullizohej me fyerje e ofendime të rënda në një profil fals në Tik Tok të hapur në emër të saj,
Pas ngjarjes në Sukth të Durrësit, fëmijët e çiftit dëshmuan para policisë se prindërit kishin konflikte të vazhdueshme. Vajza e çiftit Loka ka treguar para hetuesve bisedën e fundit me nënën, ku kjo e fundit i ka thënë se ishte shumë e ngarkuar psikologjikisht.
Në vendimin e saj, gjykata thekson se vuajtja e dënimit të fillojë nga data e arrestimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Bedrie Loka jetonte në Sukth të Durrësit me 4 fëmijët e saj, ndërsa bashkëshorti emigronte në Greqi.
Bedrie Loka u vetëhelmua me fostoksinë më 2 janar në banesën e saj në Durrës. 41-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.