Politike

Vetëvendosje “prova” si protestohet në kohë pandemie

Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të bërë “prova”se si të protestohet në kohë pandemise. Kryeministri Albin Kurti kanë paralajmëruar protesta, nëse Gjykata Kushtetuese nuk përkrah idenë e VV për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në këtë protestë ishin mbi pesë mijë pjesëmarrës. Qytetarët u mblodhën në sheshet e Prishtinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për postin e kryeministrit.

https://www.youtube.com/watch?v=IKhbm2QAvaE

“Asnjë zhvillim politik nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse shmang mundësinë e protestës qytetare. Në vendin tonë, edhe pse shumë ish-pushtetarë nga e kaluara do ta dëshironin mungesën e saj, prova e sotshme na dha edhe përvojën edhe dijen se mund të organizohemi në numër edhe më të madh nëse është nevoja, gjithmonë duke respektuar masat e Institucioneve të Shëndetësisë”, theksoi VV në një marrëveshje.

Vetëvendosja dhe Kurti, ka kundërshtuar këtë vendim dhe këmbëngul për mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas pandemisë. Ndërkaq, Thaçi ka thënë se askush nuk ka të drejtë, siç është shprehur ai, të “uzurpojë” pushtetin me metoda jodemokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë