Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant por nuk do të mungojnë reshjet.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori.
Pas të hënës, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe temperatura të larta. Pritet që muaji maj të sjellë edhe verën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.