Është përshkruar si nata më e madhe në modë. Artistët mbërritën në Met Gala 2026 me idenë e tyre për temën e këtij viti- artin e kostumeve- ku organizatorët u kërkuan pjesëmarrësve të eksperimentonin me kodin e veshjes luksoze dhe të çuditshme.
Eventi vjetor është një mbledhje fondesh për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit dhe shërben si një shans për personazhet e famshëm dhe shtëpitë e dizajnit për të dhënë maksimumin në spektakël.
Ylli i Broadway-t me zë të artë, Joshua Henry, e çoi dramën në një nivel tjetër duke hapur tapetin e kuq me një interpretim të “I Wanna Dance With Somebody” me një grup dhe valltarë në shkallët ikonike të Met, të cilat ishin të pajisura për t’u dukur si tulla me myshk në një kopsht.
Lista e të ftuarve ishte veçanërisht e mbushur me yje këtë vit, me bashkëkryetarët e eventit që përfshinin këngëtaren Beyonce, aktoren Nicole Kidman, yllin e tenisit Venus Williams dhe drejtoreshën globale editoriale të Vogue Anna Ëintour.
Një paradë personazhesh të famshëm, përfshirë Madonna, Sabrina Carpenter, Naomi Osaka dhe Angela Bassett, pozuan për kamerat.
Disa fytyra të famshme- Bad Bunny, Heidi Klum dhe Katy Perry- ishin pothuajse të panjohura falë përkushtimit të tyre ndaj temës.
Ja një vështrim në disa nga momentet kryesore dhe pamjet më të përfolura.
Beyoncé ngjitet në tapet me familjen e saj të famshme

Beyoncé bëri paraqitjen e saj të parë në Met Gala pas 10 vitesh dhe, për të kompensuar kohën e humbur, ajo shfaqi një pamje monumentale.
Krijimi, nga stilisti francez Olivier Rousteing, mori temën e Galas me një fustan me një dizajn skeleti të zbukuruar dhe shtoi një pelerinë gjigante me pupla.
E pyetur se si ndihej që ishte rikthyer, ylli tha: “Ndihem shumë mirë që jam këtu me vajzën dhe burrin tim”.
Ajo u shfaq në tapet me bashkëshortin, reperin Jay-Z, dhe vajzën e saj, Blue Ivy, e cila në moshën 14 vjeç ishte një nga të ftuarat më të reja.
Gala zakonisht lejon vetëm artistë që janë 18 vjeç e lart.
Rihanna mbërriti me vonesë, me A$AP Rocky në krah

Siç është bërë pothuajse traditë, çifti i famshëm në muzikë dhe në modë mbylli tapetin e Met Gala, duke mbërritur praktikisht pas të gjithëve.
Rihanna veshi një fustan të personalizuar Maison Margiela nga Glenn Martens, të zbukuruar me mijëra bizhuteri dhe rruaza. A$AP Rocky, i cili bashkë-kryesoi Galan e vitit të kaluar, mbërriti i veshur me Chanel. Ai veshi një pallto rozë me jakë sateni të zi.
Ëmbëlsira me pupla e Anna Wintour

Anna Wintour, drejtoresha globale editoriale e revistës Vogue, veshi një ‘ëmbëlsirë’ Chanel të personalizuar me pupla në event.
Kjo shënoi Galan e saj të parë që kur dha dorëheqjen si kryeredaktore e Vogue Amerikane. Ajo e ka bashkë-kryesuar eventin pothuajse çdo vit që nga viti 1995.
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Nicole Kidman, skuqet.

Aktorja dhe bashkëkryetarja e eventit, Nicole Kidman, veshi një fustan të kuq me mëngë të gjata dhe rruaza nga Chanel. Ajo mori pjesë me vajzën e saj, Sunday Rose.
Aksesorët vezullues të Venus Williams

Ylli amerikan i tenisit Venus Williams, fituese pesë herë e Ëimbledonit, gjithashtu bashkë-kryesoi eventin. Ajo mbante veshur një fustan të zi të shndritshëm me një zbukurim argjendi në qafë.
Serena Williams shkëlqen me argjend

Motra tjetër e Williams, Serena, mbante veshur një krijim të argjendtë të Marc Jacobs që i bënte jehonë artit klasik të ekspozuar në muze.
Lauren Sanchez Bezos shfaq “Madame X”

Lauren Sanchez Bezos, gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, është një kryetare nderi në galanë e këtij viti.
Fustani i saj Schiaparelli sjell në mendje një nga fustanet më të famshme (dhe skandaloze) në historinë e artit: fustanin e portretizuar në “Madame X” të John Singer Sargent.
Ylli i Broadway-t, Joshua Henry, jep një shfaqje.

Ylli i “Ragtime”, Joshua Henry, nuk mori pjesë vetëm në tapetin e kuq. Ai e hapi mbrëmjen me një performancë të këngës “I Wanna Dance With Somebody” të Whitney Houston, i shoqëruar nga valltarë dhe një grup muzikor.
Po, ajo është Heidi Klum

Supermodelja e çoi prirjen e saj për kostume ekstravagante të Halloëeen-it në Met Gala, ku u vesh si një nga shumë statujat prej mermeri që zbukuronin sallat e muzeut.
A je ti, Bad Bunny…?

Bad Bunny ndoqi hapat e Klum me një tjetër pamje. Këngëtari 32-vjeçar vuri grim që e bënte të dukej si një plak. Por një plak shumë elegant.
Fustani i frymëzuar nga piktura i Emma Chamberlain

Influencuesja Emma Chamberlian veshi një fustan shumëngjyrësh, të krijuar nga Mugler nga Miguel Castro Freitas, që i ngjan një pikture.
Modelja dhe aktivistja Aariana Rose Philip bën debutimin historik në Gala

Sipas revistës Vogue, Philip është personi i parë në karrocë që merr pjesë në Met Gala.
“Për një kohë kaq të gjatë, personat me aftësi të kufizuara nuk përfaqësoheshin askund,” tha Philip për Vogue.
Supet e skalitura të Manish Malhotra-s

Stilisti i famshëm indian Manish Malhotra kombinoi një bandhgala me një pelerinë të zbukuruar. Dizajni i pelerinës është një homazh për Mumbain, për të cilën një ekip prej 50 artizanësh punoi 960 orë për ta krijuar.
Peleria e Karan Johar tregon historinë e vet.

Regjisori i BollyWood-it mbante veshur edhe një dizajn nga miku i tij Manish Malhotra.
Ajo përbëhej nga një xhaketë klasike nën një pelerinë të pikturuar me dorë me qëndisje të detajuar. Ekipi i Johar-it i përshkroi pikturat e paraqitura në veshjen e tij si personazhe nga mitologjia indiane.
Veshja klasike e Doja Cat vjen me një ndryshim të veçantë.

Doja Cat veshi një fustan klasik grek të Saint Laurent, të bërë nga një material jokonvencional: silikoni.
Ndjenja reflektuese e Katy Perry-t

Kjo është Katy Perry. Maska unike dhe disi e çuditshme e yllit të popit në formë pasqyre ia fshihte fytyrën. Por mos u shqetësoni, ajo hapet!
Shumë duar të Lisës

Lisa, një anëtare e grupit K-Pop Blackpink, veshi një fustan të bardhë të Robert Ëun me një iluzion interesant: krahët e manekinit mbajnë lart një vello të bardhë, ndërsa krahët e saj të vërtetë janë të lirë për të pozuar.
Sabrina Carpenter solli shkëlqimin e Hollivudit- fjalë për fjalë

Ylli i muzikës pop, Sabrina Carpenter, veshi një fustan të bërë nga shirita filmi.
Kur BBC e pyeti se nga është filmi në fustan, këngëtarja fituese e çmimit Grammy tha “Sabrina” – ndoshta duke iu referuar filmit klasik me Audrey Hepburn dhe Humphrey Bogart nga viti 1954.
Kim Kardashian portretizon një superheroinë

Biznesmenja dhe ylli i reality shoë-t tha se dyshja Ëhitaker Malem ia bëri fustanin portokalli si një superheroinë.
Fustani “i rënë” i Kylie Jenner

Fustani Schiaparelli i biznesmenes dhe yllit të reality shoë-t, Kylie Jenner, në fillim dukej sikur po i binte nga duart. Por një bust nudo i dizenjuar me zgjuarsi e mbante të gjithë pamjen të bashkuar.
Sarah Paulson dhe maska e saj prej një dollari

Aktorja Sarah Paulson mbante veshur një fustan gri prej tyli dhe një maskë të bërë nga një kartëmonedhë dollari, duke i mbuluar një pjesë të fytyrës.
Kur BBC e pyeti se çfarë përfaqësonte, ajo thjesht tha “1 për qind”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje