Mode

Veshje që shumë femra i duan por nuk janë më në modë

Është një ide që thotë se një garderobë duhet të përfshijë rroba që mund të vishen me çdo gjë dhe që "kurrë nuk dalin nga moda" por sa e vërtetë është kjo?  Epo, sipas disa nga revistat më të njohura të modës, ka nga ato veshje të ashtuquajtura "klasike" që ndonjëherë nuk arrijnë të përballojnë ndikimin e kohës dhe përfundimisht bëhen të vjetra dhe të dala nga moda.

Getat me shkëlqim

Stilistët kanë rekomanduar prej kohësh që femrat të heqin dorë nga getat me shkëlqim. Së pari, shkëlqimi bën që këmbët të duken më të shëndosha dhe getat me shkëlqim gjithashtu e bëjnë të gjithë veshjen të duket e lirë. Nga ana tjetër, getat mat i bëjnë këmbët të duken më të holla dhe më elegante. Pra, sa më të holla dhe mat të jenë getat, aq më elegante duken në këmbë.

Këmisha e thjeshtë

Mund të duket se një këmishë e thjeshtë e bardhë është opsioni më i mirë si për punë ashtu dhe për një kafe por këtu ka një kleçkë.
Këmishat dikur kishin një stil të ngushtë, së bashku me disa të qepura që ishin të nevojshme për të theksuar trupin. Por sot, këmishat e lira, ndoshta dhe një numër më i madh simbolizon një stil elegant.

Fundet e ngushtë, të shkurtër

Fundet e famshëm që janë të shkurtër dhe të ngushtë kanë qenë më të preferuarit dikur por jo sot. Sot, fundi ideal nuk duhet të jetë as i shkurtër, as i ngushtë. Duhet të vishni funde me pëlhura të dendura që nuk kanë pse rrinë mbas trupit dhe me një gjatësi që bie nën gju.

Xhaketat e ngushta

Një xhaketë, si dhe një kostum, nuk mund të humbin kurrë rëndësinë e saj. Por gjithashtu kjo veshje ka pësuar disa ndryshime. Sot, një xhaketë e ngushtë, me prerje perfekte konsiderohet si një veshje që nuk duhet të vlerësohet më aq shumë sa dikur.
Xhaketa tani nuk duhet të jetë shumë e shkurtër, shumë e ngushtë apo e hollë me copë që shkëlqen.

Trikot e bëra me dorë

Çdo vajzë ka të ngjarë të ketë një triko të bërë me dorë me kopsa të vogla në garderoben e saj. Zakonisht është e kombinuar me një këmishë të bardhë zyre dhe xhinse të ngushta. Trikot e bëra, si rregull, nuk mund ta mbajnë mirë formën e saj dhe mëngët e këmishës të veshur poshtë saj grumbullohen vazhdimisht. Për fat të mirë, sot ky model është zëvendësuar nga një triko e thurur "me mend". Nuk është shumë e ngushtë e as shumë e lirshme dhe e mban formën e saj.

Golfat e mëdhenj

Është e vështirë të jetosh pa një triko-golf të ngrohtë në mot të ftohtë. Kjo shkon mirë me pothuajse gjithçka, nga pantallonat dhe fundet deri te xhinset e gjëra. Por problemi qëndron tek golfat që pjesën sipër e kanë shumë voluminoz dhe duhet të përthehet disa herë në qafë. Kjo fare mirë mund të zëvendësohet me një golf të hollë me pak qafë.

Xhaketat e lëkurës

Xhaketa prej lëkure ka qenë prej kohësh një pjesë e gardërobës së të gjithëve dhe ajo mund të kombinohet lehtësisht si me xhinse të thjeshta, të rastësishme ashtu edhe me veshje pak më moderne. E vetmja gjë që stilistët ju kërkojnë t'i kushtoni vëmendje të veçantë është fakti që xhaketa mbetet pak e lirë në mënyrë që të mund të vishni lehtë një triko poshtë saj. Një xhaketë lëkure shumë e ngushtë konsiderohet sot si anti-trend.

Xhupat e ngushtë

Xhupat e ngushtë janë plotësisht të papërshtatshëm për dimrat e ftohtë.
Jo vetëm që ato japin pak ose aspak ngrohtësi, por është thjesht e pamundur të vishni diçka më të trashë se një bluzë poshtë tyre. Stilistët rekomandojnë zgjedhjen e një xhupi sipas këtij parimi: sa më shumë ajër të ketë mes trupit dhe xhaketës, aq më mirë.

Xhinset e ngushta

Xhinset te ngushta dikur trendi sot janë lënë në harresë. Ato janë zëvendësuar me xhinse të lirshme dhe modele moderne që janë shumë të rehatshme edhe nëse flini me to. E veçanta e këtyre xhinseve është se ju përshtaten çdo lloj trupi.

Bluzat e bardha me mëngë të shkurta

Një bluzë klasike e bardhë është ndoshta rroba më e zakonshme e gardërobës. Por siç rezulton, nuk është aq e lehtë të zgjedhësh llojin e duhur. Modeli i vogël që thekson trupin është një gjë e së kaluarës. Një bluzë e bardhë numër i madh e ka zëvendësuar atë. Tani kudo shohim femra që kanë mundësi ta kombinojnë me cdo gjë një bluzë që rri lirë në trup, është shumë e rehatshme dhe është trendi.
Burimi: Vogue, Elle, Glamour, Stylist. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë