Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Tiranë për vendosje të basteve sportive nëpërmjet celularit.
Hetimet u kryen nga sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranë që finalizuan aksionin “Vakum”.
Në pranga ranë E. R. 31 vjeç, dhe R. M. 40 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta persona, në celularët e të cilëve, shërbimet e policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.