Ngjarje

Vendos Gjykata: Të varfrit nuk kanë vend në Amerikë!

Gjykatë e Lartë Amerikane i ka dhënë zyrtarisht “dritën jeshile” administratës së presidentit amerikan Donald Trump të fillojë zbatimin e rregullave për mospranimin e emigrantëve të varfër.

Ky vendim ia bën më të lehtë Shtëpisë së Bardhë të mos pajisë më viza emigrantët me të ardhura të kufizuara. Gjykata urdhëroi fillimin e zbatimin të këtyre rregullave me një votim 5 me 4, duke i ndarë gjyqtarët sipas besimeve politike, me konservatorët që ishin në shumicë.

Të bëra publike nga Departamenti i Sigurisë, rregullat e reja të presidentit zgjerojnë në mënyrë efektive grupin e njerëzve që cilësohen si "barrë publike" sipas ligjit të SHBA-së për emigracionin. Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi së shpejti dhe do të mohojnë dhënien e vizave të përkohshme ose të përhershme për të gjithë qytetarët që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ose që marrin ndihmë sociale. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, emigrantët dueht të përballojnë vetë shpenzimet dhe nuk varen nga burimet publike por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, apo organizata private

Gjykata e Larte, Gazeta Si, 2020

Nëse një imigrant shfrytëzon programet e ndihmës sociale, të tilla si ndihma për strehim, ushqim ose mjekim, një oficer i emigracionit vlerëson se atij mund t'i mohohet karta e gjelbër ose të dëbohet nga SHBA-ja

Këto rregulla pritet të ndryshojnë grupin e emigrantëve që lejohen të hyjnë në SHBA dhe të frenojnë ndjeshëm numrin e personave që marrin vendbanim të përhershëm çdo vit. Vetëe Trump ka kërkuar reformimin e sistemit të emigracionit për të favorizuar aplikantët që flasin anglisht, që janë të arsimuar dhe kanë kontrata pune.

Propozimi i tij do ta çonte numrin e personave të pajisur me karta jeshile dhe statusin e banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si ata përzgjidhen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare

Shtëpia e Bardhë e quajti urdhrin e gjykatës një "fitore masive për taksapaguesit amerikanë, punëtorët amerikanë dhe Kushtetutën Amerikane”. Sipas planeve të Administratës Trump, të gjithë emigrantët që hyjnë në SHBA duhet jenë financiarisht të qendrueshëm”.

Protestë pro emigrantëve në SHBA, Gazeta Si, 2020

Por ekspertët thonë se ai do të mohojë vizat për të gjithë njerëzit e varfër nga mbarë bota. Administrata Trump ka njoftuar po ashtu se statusi i 382,000 emigrantëve që jetojnë aktualisht në SHBA mund të rishikohet menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij urdhri n.

Të huajt që kërkojnë statusin e emigracionit në SHBA në përgjithësi duhet të tregojnë se kanë burime të mjaftueshme financiare për të mbajtur por edhe të afërmit që kërkojnë të sjellin në SHBA. Mos-dhënia e vizave për emigrantët që cilësohen si “barrë publike" është rritur pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, madje edhe para rregullave të reja.

Sipas tyre, emigrantët duhet të kalojnë një test të oficerëve të imigracionit për të përcaktuar nëse në të ardhmen ata mund të varen nga ndihma sociale.

Testi do t'i verifikojë aplikantët në një serë faktorësh, siç janë aftësia e tyre e anglisht, arsimi, shëndeti dhe nëse të ardhurat e tyre janë më pak se 125% e nivelit të varfërisë në SHBA.
Vlerësimi i dobët më ndonjë prej këtyre faktorëve mund të bëjë që të bëjë që atij t’i mohohet qëndrimi në SHBA. Instituti i Politikave të emigracionit vlerëson se shumica e aplikantëve të ardhshëm nga Amerika Latine dhe Afrika mund t’ju mohohet hyrja në SHBA.

Presidenti Donald Trump, Gazeta Si., 2020

"Asnjëherë më parë nuk kemi thënë që një emigrant duhet të jetë nga klasa e mesme që të pranohet në SHBA," tha Doug Rand, bashkëthemelues i Emigrantëve pa Kufij, një organizatë që mori pjesë në hartimin e politikave të emigracionit gjatë administratës së Obamës. "Por kjo është ajo që po themi tani."

Organizatat humanitare kanë frikë se politika e re mund t’i shtyjë shumë emigrantë, veçanërisht ata me fëmijë, të heqin dorë nga përfitimet sociale, për shkak të frikës se mund të dëbohen.

Gjykata lëshoi urdhrin të hënën pasdite ndërkoëh që kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts po kryesonte seancën për shkarkimin e Presidentit Trump në Senat. Urdhri kaloi, por katër gjyqtarët liberalë të Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, Stephen Breyer, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan kundërshtuan, duke thënë se ishin kundër kërkesës së administratës Trump.

Por sipas presidentit, ky plan do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita. Edhe pse ka hasur në kundërshtimin e ashpër të demokratëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë është i bindur se njerëzit që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësi të ulëta.
“Ne diskriminojmë gjenitë. Ne diskriminojmë të shkëlqyerit. Kjo nuk do të ndodhë me miratimin e këtij ligji”, tha ai gjatë prezantimit të këtin plani vitin e kaluar.

ë

Aktualisht, 12 për qind të emigrantëve lejohet të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66 për qind farë lidhjeve me familjare. Sipas planit të Administratës Trump 57% për qind e vizave të emigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare. Vizat për arsye humanitare duhet të reduktohen nga 22% në 10%.

Ekspertët kanë frikë se pasojat do të jenë shumë drastike, veçanërisht nëse ndryshimet do të aplikohen për miliona njerëzit që aplikojnë për viza amerikane në konsullatat amerikane në të gjithë botën.
Administrata Trump vlerëson se rregulli i saj do të kursejë 2,47 miliardë dollarë në vit shpenzime. Ken Cuccinelli, drejtori i detyrës së Shërbimeve të Emigracionit të SHBA-së (USCIS), tha në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë se ky ligj do t’u kërkojë shtetësave të huaj të mbështeten tek burimet e tyre ekonomike.

Ai vjen ndërkohë që Shtëpia e Bardhë po bën presion për të ulur emigracionin deri në 40 për qind dhe të miratojë përmirësime gjithëpërfshirëse për sigurinë e kufijve dhe kontrollin e brendshëm për emigrantët e paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë