Nga Gazeta Si- Pas vendimit të Kushtetueses për Butrintin, ku la në në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me instituti shqiptaro-amerikan për menaxhimin, ka reaguar UNESCO.
Në reagim, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo, thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e mbrojtjes së Trashëgimisë Botërore.
Gjithashtu theksohet se shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në korrik.
“Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore ‘Butrint’. Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024”, deklaron Assomo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.