Shendet

Vendimi i Komitetit Teknik, mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme

Mjekja Gjeorgjina Kuli, njëra prej anëtareve të Komitetit Teknik për pandeminë thotë se ky Komitet ka vendosur që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme në ambientet me shumë njerëz.

"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt”, deklaroi ajo në një intervistë për emisionin “Repolitix” në ReportTV.

Aktualisht, maskat dhe dorezat nëpër biznese janë të detyrueshme vetëm për punonjësit e tyre dhe jo për klientët. Me vendimin e Komitetit Teknik, që sipas deklaratës së Kulit pritet të zbatohet së shpejti, mbajtja e tyre do të bëhet me detyrim edhe për klientët.

Kuli tha se kurba është e lartë, por mbetet e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve në ditët në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë