Mjedis

Vendimet mbi klimën falimentojnë investitorët e anijeve të karburanteve

Sipas analistëve nga Instituti i Strategjive Detare Ndërkombëtare (MSI), vendimet e forta mbi ndryshimet klimaterike do të tkurrin kërkesën për anijet e mëdha, duke ndikuar kështu edhe tek investimet. Disa depozita nafte do të mund të shkonin drejt grevës në fillim, nëse bota do të jetojë deri në përmbushjen e Marrëveshjes së Parisit. Nga analiza e kryer nga ekspertët e MSI dhe Fondacionit Europian të Klimës, kërkesa për anijet është vendosur të tkurret me një shifër minimale prej një e treta deri në vitin 2050, meqë përdorimi i karburanteve fosile bie nën një skenar në të cilin ngrohja globale është e kufizuar deri në 1.5 gradë celsius.
“Ka diskutime të shumta për këtë çështje. Për shembull nëse ka financime që mbështesin edhe kapacitetin e anijeve, një zhvillim i energjisë së pastër do të reduktonte një sasi të madhe kostosh dhe ndotjesh,” tha autori i raportit Stuart Nicoll, për revistën “Climate Home News”
Edhe anijet e mëdha transportuese do të përgjysmohen, sidomos ato që merren me tregtinë e qymyrit nëpërmjet detit, por edhe për mallra të tjerë si gruri. Ndërsa do të ketë disa mundësi për rritjen në transportin e drurit ose biokarburanteve. Sipas raportit investitorët tashmë duhet të synojnë të derdhin para për anije të mëdha me efikase, ose anijeve fikse për prodhimin e energjinë elektrike dhe të heqin nga deti anijet që përdorin momentalisht.

Prej kohësh shkencëtarët kanë paralajmëruar se qëndrimi statik i temperaturës prej 1.5 gradë celsius do të kërkonte ndryshime në vullnetin politik, rrjedha financiare e deri tek sjelljet shoqërore. Një studim këtë muaj paralajmëroi se infrastruktura ekzistuese për karburantin fosil, do të përdorej për shmangien e karbonit në ajër.
MSI gjithashtu e konsideroi këtë çështje një rrugë të vështirë për të mos kaluar temperaturën globale, të përcaktuar në marrëveshjen e Parisit.
“Është e qartë që ka një sërë polemikash, por koncepti i temperaturës nën 1.5 gradë celsius dhe importi i vazhdueshëm i cili është themeli i industrisë, në çfarëdolloj skenari ta trajtojmë duhet të pranojmë që do të jenë në disnivel me njëra tjetrën,” shprehet Nicoll.

Aktivistët pro mjedisit, kanë nxitur investitorët e mëdhenj dhe një sërë kompanish që të heqin dorë nga kompanitë e transportit detar, të varur nga tregtia e lëndëve djegëse fosile. Ekspertët financiare rekomandojnë që linjat e transportuesve të heqin dorë për transportimin e karburanteve, edhe pse është një biznes fitimprurës he 30 përqind e të ardhurave të investitorëve rezultojnë vetëm nga transporti i tyre.
"Për shkak të jetës së gjatë operacionale të anijeve, tranzicioni për karbon të ulët paraqet një kërcënim shumë real për kompanitë e transportit që mbështeten në transportin e karburanteve fosile", tha Christian Wilson aktivist i mjedisit.
Johannah Christensen, drejtoreshë e Forumit Global Detar, tha në një deklaratë se kalimi në një të ardhme me karbon të ulët “do të ndikonte në mënyrë të pashmangshme në industri.
"Vlerësimet e ndjeshme të implikimeve të këtij tranzicioni për anijet e mallrave, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për udhëheqësit e industrisë dhe investitorët që marrin vendime afatgjata për investime strategjike, për të lejuar kështu që anijet e mëdha të plotësojnë nevojat e tregtisë globale dhe shoqërisë në përgjithësi", tha ajo. /Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë