Menaxhim

Vendimet e qeverisë/ 100 mln € për rikonstruktimin e Shkodrës dhe marrëveshje për të prodhuar mjete lundruese

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, në deklaratën e tij përpara mediave sot në 10 prill, prezantoi projektin “Porta e Alpeve” në qarkun e Shkodrës.

Karakaçi bëri me dije se ky projekt ka si synim, që të rehabilitojë sheshet urbane, të rikonstruktojë bulevardet, si dhe të bëhen më shumë investime në infastrukturën e qarkut Shkodër.

Sipas ministrit, investimi prej 100 milionë euro do të bëjë të mundur që në gjithë qarkun e Shkodrës, turizmi të zhvillohet gjatë gjithë vitit, duke u shprehur se po ashtu do të ketë infastrukturë të duhur, për të lidhur detin me malin.

“Sot në mbledhjen e qeverisë kemi miratuar një projekt shumë të rëndësishëm infrastrukturor, për Shkodrën, që quhet Porta e Alpeve, që nënkupton një marrëveshje financimi me Bankën Europiane të Investimeve, me vlerën 50 milionë euro. 50 milionë euro të tjera janë dhënë nga buxheti i shtetit prej qeverisë shqiptare dhe me këtë vlerë prej 100 milionë eur., Marrëveshja ka disa komponentë. I pari ka të bëjë mëe rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe investime infastrukturore në akset që lidhen me bregdetin e Velipojës, Bunën dhe pjesën e Malësisë së Madhe e pjesën e Alpeve.

Komponenti tjetër ka të bëjë me investime në rrjet kanalizimesh dhe Ujësjellësi si dhe pjesë që lidhen me transportin urban dhe rregullim të mbetjeve urbane. Me Portën e Alpeve, krijohet korridor i integruar mes Alpeve dhe bregdetit. Kështu mund të kemi sezon turistik të plotë nga dimri në verë”, u shpreh Karakaçi.

Më tej, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi njoftoi se është miratuar dhënia e autorizimit të kompanisë KAYO për të negociuar një marrëveshje me 2 kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët.

Miratuam 2 VKM për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me dy kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët. Këto dy vendime të Këshillit të Ministrave janë domethënëse, është hera e parë që krijohet mundësia për prodhimin e mjeteve lundruese, kjo është diçka që na bën të ndihemi krenarë dhe jemi afër të finalizimit të marrëveshjeve me këtë autorizim që jep Këshilli i Ministrave. Do të jetë nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake, por edhe nxitje për punësimin, krijimin e një hapi të mirëfilltë të ndërtimit të mjeteve lundruese”, tha Nufi.

ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë