Moti

Vendi përfshihet nga stuhitë, e diela do të jetë më e qëndrueshme

Qendra ciklonike do të përfshijë territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme ku priten reshje shiu intensive me stuhi dhe erë te vrullshme me aktivitet kryesor deri pasdite.

E Shtunë, data 17 Shtator 2022

Moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi dhe rrebeshe me intesiet në zonën veri- perëndimore me aktivtet kryesor në mëngjes deri pasdite . Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15 -25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      16/23°C

Zona e ulët         18/28°C

Zona bregdetare  22/26°C

Kosova, e Shtunë data 17 Shtator 2022

Moti do të jetë me  vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 21°C – 27°C .

E Diel, data 18 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me reshje shiu të pakta në zonat malore dhe zonën qëndore  . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      10/21°C

Zona e ulët         12/26°C

Zona bregdetare  18/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë