Ngjarje

Vendi më i rrezikshëm për gratë është shtëpia e tyre

Dhuna në familje i ka kapërcyer të gjitha kufijtë dhe është prezente kudo. Studimet e kryera  kanë vërtetuar se abuzimi ndaj grave është një problem kompleks që lidhet me faktorët kulturorë, shoqërorë, familjarë dhe individualë.
Gjatë kohëve të fundit, është publikuar një raport për dhunën ndaj grave dhe vajzave, i cili zbuloi se shumë gra dhe vajza shqiptare janë përballen me mungesë totale të shërbimeve mbështetëse nga shteti, ndërsa kanë pak informacione si të mbrohen apo t’i shpëtojnë dhunës.

Organizatat e përfshira në studim, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra për të Drejtat e Grave Rome dhe Aleanca Kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBT organizuan intervista me gra dhe vajza në qytete të ndryshme. Dhuna më së shumti është e përhapur te gratë dhe vajzat e komunitetit rom dhe egjiptian, LBT dhe me aftësi të kufizuara. Ky raport ishte rrjedhe e shumë studimeve të organizatës ‘UN Women e cila synoi të hidhte dritë mbi format e dhunës. Në studim u intervistuan 91 gra.
Numri i grave të prekura nga fenomeni i dhunës sa vjen dhe rritet në vendin tonë. Pothuajse 2.825 gra kanë raportuar dhunën në familje gjatë këtij viti, por nuk mund të lihet pa përmendur fakti e mund të ketë edhe më shumë të dhunuara, pasi gratë nuk e raportojnë dhunën pranë institucioneve përgjegjëse. Përveç formave të zakonshme të dhunës që rëndon mbi gratë shqiptare, vajzat dhe gratë e përfshira në studim kanë treguar se hasin dhe vështirësi të tjera, si papunësia.

Gjithashtu, i njëjti studim u krye nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Raportet treguan se rreth 87.000 gra janë vrarë në mbarë botën gjatë këtij viti dhe 58 për qind e tyre ishin viktima të dhunës në familje.
Shumë nga këto vdekje mund të ishin parandaluar. Jean-Luc Lemahieu, drejtor i analizës së politikave dhe informimit publik, tha për mediat e huaja se më shumë se 30.000 nga këto vdekje ishin rezultat i abuzimit në familje.

Grua e dhunuar

“Vrasjet në familje janë fundi tragjik i një cikli abuzimi dhe dhune,” shprehet ajo
Sipas studimit dhuna ndaj grave është pothuajse në përgjithësi nën raportin ndaj autoriteteve. Të gjitha gratë e dhunuara ngurojnë të flasin për dhunën që përjetojnë. Kërkimet treguan se kjo gjë ndodh për shkak të frikës së hakmarrjes, varësisë ekonomike dhe psikologjike, ose për faktin se policia nuk do ti marrë seriozisht. Raporti u tregua në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër grave, në një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën dhe prevalencën e saj globale.

Gjithashtu, drejtoresha ekzekutive e UN Women, Phumzile Mlambo-Ngcuka, tha se nuk dihet ende shifrat e sakta të dhunës ndaj grave kudo në botë, pasi shumë faktorë të ndryshëm kanë ndikuar të heshtim zërat e miliona femrave që i kanë mbijetuar dhunës.
“Këtë vit, së bashku me ju, synojmë të mbështesim të gjithë ato femrave, të cilëve zërat nuk janë dëgjuar ende,” shton ajo.

Raporti tregoi se përqindja e grave të vrara nga të afërmit dhe partnerët është rritur me dhjetë për qind që prej vitit 2012. Më të rrezikuarat janë gratë në Amerikë dhe Afrikë.
Ekspertët bëjnë thirrje se duhet të zbatohet ligji që fuqizon dhe mbron viktimat, duke dënuar abuzuesit e tyre të përgjegjshëm. Disa vende kanë nisur iniciativa dhe trajnime për të luftuar dhunën.
"Ne duhet të sensibilizojmë sistemin e drejtësisë, duke i bërë gratë të ndihen të sigurta,” tha Lemahieu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë